VLORE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në kuadër të paktit për universitetin. Rama sulmoi pedagogët teksa u shpreh se ata u bënë bashkë për të bllokuar zhvillimin e arsimit dhe se duan të shmangin verifikimin e titujve.

“Pedagogët u bënë bashkë për të bllokuar zhvillimin e arsimit. Mark Markët nuk kanë lidhje me atë që thonë. Kanë lidhje me atë që duan të shmangin verifikimin e titujve. Duhet ndaluar shitja e librave në këmbim të notës. Verifikimi i titujve i takon universiteteve jo qeverisë.

Mekanizimi ka qenë aty. Nuk me rezulton që të jetë bërë. Vlerësimi i titujve ka qenë pike e nxehtë e protestës së studenteve. Shumica e pedagogëve nuk meritojnë të shikohen si armiq se janë të maskuar me tituj falso. Ata nuk e pranojnë vlerësimin e studentëve. Autonomia e Univeristeve nuk duhet të jetë jo vetëm liri, por edhe përgjegjësi. Ajo protestë e studentëve ne na ka përmirësuar dhe ne do të bëjmë pjesën tonë me logjistikë, financim të studenteve, të bursave etj. Qeveria nuk ka të drejtë të urdhërojë Univeristetet”- tha Rama.

Duke u ndalur të Pakti për Universitetin të arritur pas protestave studentore, Rama sqaroi studentët për çdo paqartësi. E ndërsa ata duartrokitën, i pari i qeverisë nuk i kurseu batutat por u shpreh: “S’ka nevojë për duartrokitje më pëlqejnë më shumë kur studentët cohen dhe krijojnë situata provokatore. Nëse këtu s’ka provokator thirrini se më paska marrë malli”,- u shpreh ai.

(d.d/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: