TIRANE
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar sërish përmes një postimi në facebook lidhur me protestën e opozitës në Bulevard. Ndërsa ka postuar foton e një protestuesi i cili mban në duar një poster të kryeministrit Rama të spërkatur me bojë në parlamentar nga deputeti demokrat Edi Paloka, si edhe një pankartatë ku kërkohet hapja e llotove, Balla ironizon kryedemokratin Basha ndërsa shkruan se kjo qenka arsye për proteste.
“Aaaa kjo po që qenka arësye për protestë?. Lulëzim turp për ty dhe atin tënd politik Sali!” -shkruan Balla, bashkëngjitur fotos së protestuesit.
(BalkanWeb)