TIRANË
Pasi PD vendosi në unanimitet të djegë mandatet parlamentare të gjithë pyesin se çfarë do të ndodhë tani? Si do të jenë numrat në Kuvendin e Shqipërisë? Dhe a do t’i kalojnë mandatet shumicës së kryeministrit Edi Rama?
Deputeti i PD Gent Strazimiri ka publikuar një foto se si mendon ai se do të jetë konfigurimi i ri i Kuvendit. Në bazë të kësaj foto, Strazimiri do të tregojë se gjysma e parlamentit është tashmë e protestuesve.
“PO NDODH TANI: ‘Konfigurimi’ i ri i Kuvendit të Shqipërisë!”, shkruan Strazimiri.
(m.k/BalkanWeb)