Mund ta humbë shtetësinë britanike Shamima Begun, vajza që u larguar në 2015, në moshën 15 vjeçare nga Londra, së bashku me dy mikeshat e saj, për të ju bashkuar Isis-it në Siri.
Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet Twitterit Tasnime Akunjee, avokatja e vajzës, duke sqaruar që familja ka marrë një komunikatë nga Home Office (ministria e brendshme) në të cilën thuhet se ka filluar procedura për revokim.
Akunjee ka shprehur ‘një zhgënjim të madh’ për masën e marrë, duke thënë që do të përdorë ‘të gjitha rrugët ligjore’ të mundshme për të kundërshtuar këtë vendim.
Shamima Begum, e rritur në Bethnal Green (në lindje të Londrës) tani është 19 vjeç dhe solli në jetë në ditët e shkuara një fëmijë në një kamp refugjatësh sirian.