FRANCE
Ditën e djeshme ndërroi jetë një nga stilistët më të famshëm dhe më të talentuar në botë. Karl Lagerfeld vdiq në një spital në Paris, si pasojë e problemeve shëndetësore. Por kush do ta trashëgojë pasurinë e tij?!
Stilisti nuk ka fëmijë, por ka pasur një lidhje të ngushtë me macen e tij, Choupette, të cilës mendohet se do t`i shkojë një pjesë e madhe e pasurisë. I pyetur në një intervistë se a do ta trashëgonte macja e tij pasurinë, Lagerfeld është përgjigjur: “Një pjesë, po. Mos u shqetësoni ka për të gjithë”.
Stilisti ia kishte marrë macen modelit Baptiste Giabiconi, që në vitin 2011 dhe është shprehur se e ka dashur që në momentin e parë që e ka parë. “Nuk mendoja kurrë se mund të bija në dashuri me një mace”, -ka thënë ai. Macja ka marr pjesë në disa reklama të ndryshme dhe ka një llogari personale në Instagram, me 120 mijë ndjekës.
(er.cu/BalkanWeb)