TORONTO– N.1 i botës në tenis, Novak Djokovic, ka fituar ndeshjen e parë që nga triumfi i tij në Wimbledon në turin e dytë të turneut Masters 1000 në Montreal, ku ylli vendas, Milos Raonic, është eliminuar.
Përballë Thomaz Belluci, i 33-ti në klasifikimin botëror, serbi fitoi setin e parë 6-3, para se të përpiqej shumë për të fituar setin e dytë 7-6 (7/4), ndaj brazilianit.
Tre herë fitues i turneut kanadez (2007, 2011, 2012), serbi do të ndeshet në turin e ardhshëm me fituesin e ndeshjes mes amerikanit Jack Sock dhe bullgarin Grigor Dimitrov (33).
(ma.ar/BalkanWeb)