SHBA

Sot u ndanë çmimet e rëndësishme Oscar. Në këtë eveniment që ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën ka qenë edhe këngëtarja e njohur Bleona Qereti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ylli shqiptar ka shkëlqyer me fustanin dizenjuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti. Bleona siç duket ka marrë skuadër shqipare, pasi ka zgjedhur si grimiere Lili Ismailin dhe fotograf Eugenio Qosen. Bleona e ka publikuar vetë foton që duket që është realizuar përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Kujtojmë që Bleona Qereti ka qenë edhe vitin e kaluar në natën e e madhe të ndarjes së çmimeve Oscar, ku tërhoqi vëmendjen me fustanin e saj rrjetë i cili nuk i linte shumë vend imagjinatës. Kanë qenë të shumta mediat e huaja që komentuan veshejn e këngëtares shqiptare që jeto prej vitesh në SHBA.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb