TIRANE

Zv.kryeministri Erjon Brace është shprehur se koncesionet nuk janë para të shkuara dëm. I ftuar në emisionin ‘A show’ në News24, Brace tha se një nga sfidat e qeverisë është ulja e borxhit publik dhe se ai është kundër HEC-eve më Valbonë, por qeveria po zbaton kontratat e mëparshme.

“Koncesionet nuk janë para të shkuara dëm. Të besh sot Rrugën e Arbrit nuk është para e shkuar dëm. Kam qenë dhe jam kundër për hidrocentralet në Valbonë, por qeveria po zbaton kontratat e mëparshme. Kur flasim për një fenomen unë jam mësuar të flas me shifra. Ne jemi të detyruar të zbatojmë një kontratë të mëparshme në Valbonë. Puna në disa HEC-e është pezulluar. Sa i përket borxhit publik mund t’ju them se për çdo 100 lekë, 68 lekë  i kemi borxh. Një nga sfidat tona është të ulim borxhin publik. Cila është popullata e qytetit më te varfër? Për mua është qyteti ku burimet ekonomike janë tmerrësisht të kufizuara. Për mua Gramshi është i varfër, Tropoja, Kukësi, Tepelena është e varfër. Shqipëria nuk është e varfër sa i përket burimeve natyrore, por duhet të shfrytëzohen më shumë burimet natyrore”- tha Brace.

I pyetur nëse do të vijë Basha në pushtet ndonjëherë, Brace tha se: “Po patjetër. Por si do vijë në pushtet në tavolinë apo me zgjedhje? Si do vijë në pushtet me marrëveshje apo me votë?”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: