TIRANE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta në moshën 76-vjeçare të Sadije Agollit, bashkëshortes së shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli.

Meta thotë se Sadija do të mbetet në kujtesën tonë si mishërimi i shkëlqyer i vlerave më të mira të nënës dhe gruas shqiptare.

Reagimi i plotë i Metës:

Me dhimbje e pikëllim të thellë mësova lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të Sadije Agollit.
Si bashkëshorte e përkushtuar, e palodhur dhe gjithmonë në krah të Dritëroit tonë të madh e të paharruar, Sadija e dashur do të mbetet në kujtesën tonë si mishërimi i shkëlqyer i vlerave më të mira të nënës dhe gruas shqiptare.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Elonës dhe Artanit, familjarëve e të afërmve! Me ndarjen nga jeta të Sadijes, të gjithë ne që e njohëm çiftin e pandarë Agolli, humbëm një mike të mrekullueshme, të dashur, të mençur e mikpritëse si ajo!
U prehtë në paqe!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb