TIRANË
Me gjithë hedhjen e gazit lotsjellës as kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe as kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk e kanë lëshuar protestën. Basha ka kënduar këngën e njohur partizane “Ejani mblidhuni këtu” duke iu bërë thirrje protestuesve të bashkohen.
“Edi Rama e Sandër Lleshaj që urdhëruan hedhjen e gazit lotsjellës mbajeni mend edhe mbi gratë shtatzëna, dita do të vijë për ju. Do të jepni llogari para ligjit nga i pari tek i fundit. Sovrani do ju çojë para drejtësisë dhe në burg aty ku e keni vendin horra dhe tradhtarë”, deklaroi Basha.
Gaz lotsjellës mbi protestuesit, Kryemadhi: Turp për deputetët
“Kurrë nuk do ndaloni dot urrejtjen e shqiptarëve për qeverinë”. Kështu deklaroi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës mbi protestuesit.
“Ne prapë do vijmë këtu, ju prapë do hidhni gaz lotsjellës. Por nuk do ndaloni dot mallkimin e shqiptarëve. Mblidhuni të gjithë këtu dhe nuk do ikim deri sa të në shikojnë në sy deputetët e ardhur me votat e krimit”, tha Kryemadhi.
(m.k/BalkanWeb)
