LEZHE
Pas ngjarjes terrorizuese në Lezhë ku një makinë në lëvizje u qëllua me breshëri plumbash ka reaguar edhe bashkia e këtij qyteti. Përmes një reagimi zyrtar, Bashkia Lezhë dënon rastin, ndërsa sqaron se ngjarja nuk ka lidhje me punonjësin e administratës.
Ndërkohë, në reagim Bashkia Lezhë përmes një apeli kërkon nga Policia e Shtetit të vërë para drejtësisë autorët e ngjarjes.
Njoftim për shtyp !
Bashkia Lezhë dënon ngjarjen e ndodhur sot në autostradë pranë fshatit Tresh, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit në të cilin lëvizte një punonjës i bashkisë, Inspektor i INUV-it, së bashku me një tjetër shtetas që nuk është punonjës bashkie. Sa më lart, sqarojmë opinionin publik se, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit tonë në bashki apo rrethana të tjera të kësaj natyre, siç dhe pohon vetë ai. Bashkia Lezhë i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje që cënon rendin dhe sigurinë publike.
(BalkanWeb)