Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, foli për mikrofonin e “Supersport” pas barazimit në derbi ndaj Tiranës ku u shpreh:

“Prisja më tepër nga skuadra. Derbi ka adrenalinë dhe tension. Ekipi që ka 20 pikë më pak, ka përgjegjësi më të vogël. Tirana dha maksimumin në pjesën e parë. Kurse në pjesën e dytë besoj se luajtëm mirë, por patëm probleme sepse bëmë zëvendësime të detyrueshëm. Me pak fat mund të fitonim”.

Sa ju paralizuan mungesat?

3 veta në një pozicion u dëmtuan. Kjo ndeshje ishte fije peri që mund të këputej në çdo moment. Për fat të mirë Kalari e shtyu.

Si është gjendja e Idrizajt?

Me atë që pash unë keq, uroj të behët sa më mirë. Pas gjurin shumë të dëmtuar. Nuk e di çfarë mund të ketë Shpresoj të ketë një lajm të mirë, ai është në spital.

Në harkun e 15 ditëve, ka 2 ndeshje që Partizani nuk gjuan në portë. Ka një ngërç skuadra. Nga se vjen kjo?

Mënyra si luajmë ne, nuk është se jep spektakël. E rëndësishme është që të marrim rezultatin. Nuk dua të kthehem te ndeshja e Laçit.

Si ju duk paraqitja e Dukës, çfarë prisni nga Kukësi-Luftëtari?

Duka nuk hyri shumë në lojë në pjesën e parë. Nuk bëri gabim, është lojtar që ka kualitet. Është një lojtar që krijon, e pamë të arsyeshme ta ndërronim. Ishim më të qetë se në pjesën e parë. Luftëtari ka biznesin e vetë, është puna e tyre si do luajnë. Nuk kam asnjë punë me Luftëtarin dhe Kukësin. Ne e mbaruam ndeshjen tonë.

Zgjedhjet e bëra…

Besoj se bëmë më të mirën. Fusha tregoj që kishim probleme. Kjo ishte zgjidhja më e mirë me lojtarët që kishim në formacion. Jo çdo gjë shkoi perfekte. Luajtëm me Tiranën, i pati të gjitha parametrat të na vinin në presion. Duhet të ruajmë rritmin.

Mos ndikoi qetësia te ndeshje…

U munduam të hyjmë në rritëm. Zgjidhja e pjesës së dytë besoj se qe shumë e mirë. U munduam të paralizonim Ngonë dhe Hasanin. U vonuam në pasin e fundit. Humbëm topa, nuk bëmë shumë mirë në kundërsulm. Ky është futbolli, do mundohemi të nxjerrim mësime për ndeshjen kundër Kukësit.

Pse mbërritët me vonesë në stadium?

Asnjëlloj strategjie. Kishte trafik në Tiranë. Deri sa erdhëm afër Liqenit, aty u bllokuam. Kjo ishte e gjitha që ndodhi. Trafiku ishte arsyeja pse erdhëm me vonesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb