Luhet sot në mbrëmje sfida e dytë e vlefshme për La Ligës me Real Madridit dhe Barcelonës. Katalanasit rikthehen në kryeqytetin spanjoll pak ditë pas asaj fitoreje të madhe 3-0 të vlefshme për Kupën e Mbretit, por kësaj radhe muzika është ndryshe.

Por, gazeta spanjolle “AS” sjell në vëmendje statistikat e kësaj ndeshjeje, ndër më të rëndësishmet në planet për të mos thënë më e rëndësishmja. Sot, Real Madrid-Barcelona do të luajnë përballjen e tyre numër 242 në 87 vite histori.

Në 241 sfidat e mëparshme mbizotëron ekulibri total. 95 fitore për Realin, 95 për Barcelonën dhe 51 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim. Skuadra që fiton sot, merr kryesimin ndaj rivalit të pëjetshëm, çka e bën 90 minutëshin e “Bernabeut” edhe më të zjarrtë.

53521624 1114616855364554 7352427881206644736 N
53521624 1114616855364554 7352427881206644736 N

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb