Ja pra që thashethemet paskan qenë gjithmonë të vërteta- presidenti i 29-të i Amerikës ka pasur një fëmijë jashtë martese

Nga Ashley Gold, BBC

Testet e reja gjenetike kanë zbuluar se Warren Harding kishte ngjizur një fëmijë me Nan Britton gjatë kohës që ishte president. Testet tregojnë se Harding, që ishte i martuar, ishte në fakt babai i Elizabeth Ann Bleasing, vajza e Britton.

Familja e Harding dhe publiku i hodhën poshtë menjëherë pretendimet dhe e turpëruan Britton, duke e quajtur gënjeshtare. Dr. Peter Harding, një nga stërnipat e ish-presidentit, i cili udhohoqi vetë testimet, tha se është i lumtur që e vërteta doli në shesh.

“Ky ka qenë një mister për familjen,” thotë Harding. “Nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për ta zgjidhur”.

Ai mendon se analizat e avancuara të ADN-së janë padyshim përfundimtare. Harding dhe kushërira e tij, Abigail, i bënë testimet me James Blaesing, nip i Britton.

Ancestry.com ka konfirmuar për BBC se rezultatet janë të sakta.
“Është fantastike të imagjinosh fuqinë që ka ADN-ja për të gjurmuar historinë familjare të dikujt,” tha Stephen Baloglu.
Blaesing vdiq në vitin 2005. Nëna e saj shkroi një libër “Vajza e Presidentit”, në vitin 1927, në përpjekje për të bërë para dhe për të provuar atësinë e Harding, i cili nuk la asnjë para për vajzën pasi vdiq në moshën 57-vjeçare.

“Është fantastike që të përligjësh përpjekjen e saj. Ajo botoi librin në atë kohë kur femrat sapo kishin fituar të drejtën e votës dhe njerëzit nuk u besonin grave përpara burrave të fuqishëm,” thotë Harding.

Britton u poshtërua nga të gjithë, përfshi anëtarët e familjes Harding, i cili tani thotë se është i lumtur që i ka kthyer gjërat mbrapsht në familjen e tyre.

Skandali tronditi vitet ’20, që njiheshin edhe si vitet e rrëmbyeshme. Presidenti ishte i martuar dhe shumë më i madh në moshë se Britton.

Në të shkuarën, familja Blaesing nuk donte që të bënte testet e ADN-së, duke e quajtur një fyerje. Harding shpreson që të takohet së shpejti me ta si një ribashkim familjar tashmë.

“Ka kaq shumë stërnipa dhe stërmbesa të presidentit Harding, që nuk i kemi takuar kurrë. Diçka nuk shkonte në këtë familje dhe unë e kam rregulluar, lamë një familje të tërë jashtë në të ftohtë, çka është e patolerueshme për mua”.

(d.b/Mapo/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb