TROPOJE- Rreth 2 mijë rrënjë kanabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar pasditen e sotme në Tropojë , ndërsa në pranga është vënë kultivuesi i tyre. Aksioni antikanabis është zhvilluar nga blutë e Tropojës ditën e sotme, në fshatin Lekbibaj.
Bima narkotike, 1560 rrënjë, ishte e mbjellë në 9 parcela në fshatin Lekbibaj. Ndërkaq, policia arrestoi kultivuesin e tyre, shtetasin Klodian Gjini 26 vjeç, banues në Cerrnicë.
Në vijim të aksionit, policia gjeti dhe asgjësoi po më anë të djegies 440 rrënjë kanabis sativa të mbjella në vendin e quajtur “Përroi i fshatit Palc”.
Tashmë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
Ndërkaq, në Lezhë janë asgjësuar 442 rrënjë kanabis sativa të mbjella në fshatin Ungrej.
(b.e/BalkanWeb)