Portieri i Lacios dhe i Kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha, do të qëndrojë larg fushave të lojës për të paktën 10 ditë. Mediat italiane shkruajnë se numri 1 i skuadrës bardhekaltër, ka pësuar një dëmtim në shpatull në derbin e fundit të luajtur ndaj Romës, ku Lacio triumfoi me shifrat 3-0.
Strakosha do të humbasë takimin e radhës së ekipit kryeqytetas në fushën e Fiorentinës, ndërsa dëmtimi nuk përbën rrezik për Kombëtares kuqezi, pasi gardiani titullar do të jetë gati për sfidat e kualifikueseve të vlefshme për Europianin në fund të këtij muaji.
(BalkanWeb)