Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Siç raporton për “BalkanWeb” gazetari Ervis Kuçi ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Jakov Xoxa” në afërsi të Shtëpisë së të Moshuarve, një rrugë mjaft e frekuentuar në lagjen “Liri”.

Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesit e mjeteve. Mësohet se disa prej automjeteve kanë qënë të parkuara dhe janë përfshirë në aksident. Në vendngjarje ka shkuar edhe policia e qarkullimit rrugor nga priten të zbardhen shkaqet e këtij aksidenti.

(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb