ITALI
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin italian ‘Rai Uno’ për emisionin ‘Porta a Porta’ me gazetarin Bruno Vespa. Në panelin e të ftuarëve në emision ka qenë edhe drejtori sportiv i skuadrës së Lazios, Igli Tare, i cili ka deklaruar se çfarë po ndodh në Shqipëri është mjaft e rëndë për imazhin e popullit.
Duke folur për imazhin e Shqipërisë, Tare ka cituar edhe tenorin e famashëm Sajmir Pirgu në lidhje me atë që ai u shpreh se i duheshin 200 mijë shfaqje që të rekuperojë dëmin e një gome të djegur. (duke ju referuar dhunës në protestat e opozitës kundër qeverisë).
Igli Tare: Mendoj se opozita duhet të kthehet në parlament për t‘i zgjidhur problemet. Jemi një popull i vogël, një popull pro europian por duhet të jemi të shumë të kujdesshëm për imazhin e vendit tonë. Problemet që kemi duhet që t‘i zgjidhim vetë. Ne bëjmë detyrën tonë në perëndim, por duhet që të gjithë të angazhohemi për të përmisuar imazhin e Shqipërisë nëpër Botë.
(n.b/BalkanWeb)