Tek Interi po mendojnë sesi të hedhin pas shpine krisjen e madhe që kanë pësuar me ish-kapitenin e tyre, i cili prej 13 shkurtit nuk stërvitet më me ekipin, ditë kur edhe shiriti i kapiteni i kaloi zyrtarisht portierit Samir Handanoviç.

Sulmuesi argjentinas nuk u grumbullua më nga Spaleti për ndeshjet në Ligën e Europës dhe kampionat, ndërsa Ikardi është stërvitur veçmas.

Një nga shkaqet e kësaj krisjeje, kanë qenë deklaratat e shumta të Vanda Narës, gruas-menaxhere të lojtarit, në lidhje me rinovimin e munguar të Ikardit.

Megjithatë, ditën e sotme drejtori Bepe Marota ka zhvilluar një takim me Ikardin dhe Narën, takim, që sipas asaj që njofton vetë klubi zikaltër, ishte i përzemërt dhe që këkon të gjejë një zgjidhje të mirë në interes të të gjitha palëve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb