Çelsi i jep fund serisë pozitive dhe kthen sërish nga vetja të gjitha kritikat. Sigurisht shënjestër e lehtë e tyre edhe një herë është Mauricio Sarri, pas barazimit 1-1 në shtëpi kundër Wolwes. Por mund të kishte shkuar më keq se kaq për Blutë e Londrës.

1067438788.jpg.0
1067438788.jpg.0

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, miqtë suprizuan në minutën e 56-të, duke kaluar në epërsi me Jimenez. Çelsi reagoi fort, por vetëm arriti të evitojë humbjen me një gol shumë të bukur të Eden Hazard. Me këtë barazim, skuadra e Sarrit qëndron në vendin e gjashtë të renditjes me 57 pikë. I pari në fushë për sfidat e së dielës në Premier League zbriti Liverpuli.

Telemmglpict000182832753 Xlarge Trans Nvbqzqnjv4bqquiyqjlsq9p2nqkr Pxpicsepzmmsadcgvdzevdzkx0
Telemmglpict000182832753 Xlarge Trans Nvbqzqnjv4bqquiyqjlsq9p2nqkr Pxpicsepzmmsadcgvdzevdzkx0

Me 24 orë me vonëse skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp iu përgjigj rivalëve të Manchester City, duke mundur 4-2 Burnley. Miqtë kaluan në epërsi në minutën e 6-të me Westwood. Por të zotët e shtëpisë përmbysën shifrat përpara pushimit me golat e Firmino (19’) dhe Mane (29’).

1134896914
1134896914

Me rikthimin në fushë për pjesën e dytë, Firmino thelloi diferencën në 3-1 në minutën e 67-të. Burnley shënoi golin e 3-2 në minutën e parë shtesë, por në fund Mane vulosi fitoren e Liverpulit që kthen sërish diferencën me vetëm një pikë më pak se kryesuesit e Manchester City.
(balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb