TIRANË-Këto janë disa foto që qarkullojnë në rrjete sociale që dëshmojnë se një peshkaqen është kapur në Jalë. Peshku i rrezikshëm rreth 1 metër është kapur nga peshkatarët, ndërsa pushuesit janë treguar kureshtarë ta shohin nga afër. Por ndërsa ekspozohen fotot e Jalës me peshkaqenin, një tjetër vjen nga Durrësi ku një pushues fotografohet me një bebe peshkaqen.
Peshkaqeni është një lloj peshku i madh dhe i fuqishëm mishngrënës me një skelet të ndërlikuar, i pajisur me dhëmbë të mëdhenj, ai mund të gjuaj një shumëllojshmëri kafshësh, por dhe janë një rrezik i madh për njeriun që shpesh herë ka përfunduar viktimë e tyre.
Peshkaqeni duket se tanimë mund të quhet një specie që jeton dhe në ujrat shqiptare të detit Jon dhe Adriatik sepse mbi dhjetra raste janë regjistruar nga Lezha e deri ne Jalë kur janë parë apo kapur peshkaqenë të llojeve të ndryshme, kryesisht ata Tigër.
(d.b/BalkanWeb)
