TIRANË-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka reaguar menjëherë pas ngjarjes në fshatin Mzez të Tiranës ku një i ri humbi jetën pas tentativës për të rilidhur energjinë elektrike.

“Disa të vetëvrare për shkak të pushimit arbitrar nga puna, te tjera jete te humbura per te cuar drite te femijet dhe pleqte ne shtepi. I fundit djaloshi 26 vjecar sot në Mezez, vdiq pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, duke tentuar të çojë korent në familje”.

Sipas Ristanit, vendi po kalon orë të këqia që sic shton ai, Rama dhe Rilindja kanë vendosur ta bëjnë dhe më keq.
“Kohë të këqia po kalojmë. Rama dhe rilindja e tij mashtruese janë të vendosur ta bëjnë edhe më keq. Bashkatdhetaret e mi, ne duhet ta zbatojmë ligjin, por ne meritojmë një shtet të drejtë dhe që i do shtetarët e tij, që përpiqet t’ju sigurojë punë, strehim dhe shërbime dinjitoze, një shtet që të hedh dorën në qafë dhe të drejton në rrugën e duhur të zhvillimit.

Ne duhet një orë e me parë të ndalojmë dhunen e pashpirt të antinjeriut dhe bandes se tij. Mashtrimi, padrejtesia, mungesa e dashurisë për njëri tjetrin nuk duhet të zërë rrënjë midis nesh”.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb