Lamtumirë Botërori i Klubeve, tashmë do të kemi një kompeticion të ri, të quajtur Kupa e Botës për klube dhe njëjtë si Botërori i madh, do të zhvillohet një herë në katër vjet.

Edicioni i parë do të organizohet nga 17 qershori deri më 4 korrik të vitit 2021, ndërsa vendi ku do të zhvillohet turneu nuk është përcaktuar ende. FIFA do ta miratojnë veprimtarinë e re nesër në mbledhjen e radhës që do të mbajë në Majemi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Botërori i Klubeve që zhvillohet aktualisht në muajin dhjetor do të zhduket, ndërsa në turneun e ri do të marrin pjesë 24 klube. UEFA është kundër këtij hapi të FIFA-s, çka ka sjellë dhe përplasjen mes institucioneve, por ka mjaft klube, sikundër Barcelona, që janë pro këtij projekti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb