TIRANE – Efektivët që kanë të drejtë për të përfituar pension pleqërie, me projektligjin e ri të Policisë së Shtetit do të marrin më shumë lekë. Kjo përcaktohet qartë në draftin e ri të hartuar nga grupet e punës së Ministrisë së Brendshme, ku thuhet se masa e pensionit suplementar të pleqërisë përfshin pensionin e përllogaritur sipas ligjit për sigurimet shoqërore dhe një shtesë në masën 2% të pagës mujore të muajit në çastin e lindjes të së drejtës për përfitim, për çdo vit shërbimi, por shtesa nuk duhet të jetë më e lartë se pensioni i pleqërisë. Ndërsa sipas ligjit të vjetër të llogaritjes së pensioneve të uniformave blu, masa e këtij pensioni llogaritet me 1 për qind e pagesës mesatare referuese mujore për çdo vit shërbimi, por jo më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë. Në draftin e ri pëson një rritje me 1 për qind edhe masa e pensionit suplementar të invaliditetit. Kështu, nëse me ligjin e vjetër pensioni suplementar i invaliditetit llogaritej 1 për qind për çdo vit shërbimi mbi pagën mesatare referuese mujore, por jo më shumë se 50 për qind të pensionit të invaliditetit, me draftin e ri ky pension llogaritet në masën 2 për qind për çdo vit shërbimi mbi pagën mujore, por jo më shumë se 100 për qind të pensionit të invaliditetit. Ndërkohë, në draftin e ri të përgatitur nga Ministria e Brendshme dhe që pritet të miratohet në qeveri në muajin shtator, thuhet se kur invaliditeti është shkaktuar për shkak të detyrës, masa e pensionit suplementar është deri në kompensim njëqind për qind të pagës mujore, pavarësisht nga vjetërsia në shërbim, ndërsa me ligjin e vjetër, në të njëjtin rast masa e pensionit suplementar të invaliditetit është 20 për qind e pagës referuese. Në draft trajtohen edhe pensionet suplementare për familjarët e personave që humbasin jetën për shkak të detyrës, të cilët sipas përllogaritjes së re përfitojnë më shumë. “Kur punonjësi i policisë humb jetën për shkak të detyrës, pjesëtarët e familjes përfitojnë pension suplementar në masën 100 për qind të pagës mujore të muajit të fundit kalendarik të shërbimit, pavarësisht nga paga mujore të muajit të fundit kalendarik të shërbimit, pavarësisht nga periudha e sigurimit”, thuhet në draftin e ri, ndërsa sipas ligjit të vjetër, kjo kategori përfiton edhe pension suplementar familjar sa diferenca ndërmjet pagës referuese të të ndjerit/së ndjerës, në çastin e humbjes së jetës dhe pensionit familjar. Përfitues sipas projektligjit të ri janë edhe personat joefektivë të Policisë së Shtetit, të cilët për shkak të kryerjes së detyrave në funksion të Policisë së Shtetit humbin jetën dhe vlerësohen si persona të thirrur (aktivë) në shërbimet e Policisë së Shtetit dhe trajtohen si pjesëtarët efektivë të saj. Edhe në këtë rast, sipas draftit të ri, familjarët e tyre përfitojnë pension familjar suplementar në vlerën 100 për qind të pagës bazë të gradës inspektor, pavarësisht nga periudha e sigurimit, gjë që me ligjin e vjetër nuk parashikohet.
PROJEKTLIGJI I RI I MINISTRISE SE BRENDSHME
Neni 17
Pension suplementar pleqërie
1. Punonjësi i Policisë së Shtetit, që përfiton pension pleqërie sipas ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, gëzon të drejtën e një pensioni suplementar pleqërie.
2. Masa e pensionit suplementar pleqërie përfshin pensionin e përllogaritur sipas ligjit për sigurimet shoqërore dhe një shtesë në masën 2% të pagës mujore të muajit në çastin e lindjes së të drejtës për përfitim, për çdo vit shërbimi. Shtesa nuk duhet të jetë më e lartë se pensioni i pleqërisë i përfituar sipas ligjit për sigurimet shoqërore.
Neni 18
Pension suplementar invaliditeti
Punonjësi aktiv i Policisë së Shtetit që deklarohet invalid dhe përfiton pension invaliditeti, sipas ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, gëzon të drejtën e pensionit suplementar invaliditeti, të llogaritur në masën 2 për qind për çdo vit shërbimi mbi pagën mujore, por jo më shumë se 100 për qind të pensionit të invaliditetit, që përfitohet sipas ligjit nr.4171, datë 13.09.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, ose ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Kur invaliditeti është shkaktuar apo për shkak të detyrës masa e pensionit suplementar është deri në kompensim njëqind për qind të pagës mujore, pavarësisht nga vjetërsia në shërbim.
Neni 19
Pension suplementar familjar
Pjesëtarët e familjes në ngarkim të personave të përcaktuar në nenin 2 të këtij ligji, kur përfitojnë pension familjar, sipas ligjit nr.4171, datë 13.09.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, ose ligjit nr.7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar përfitojnë edhe pension suplementar familjar.
Pensioni suplementar familjar llogaritet në bazë të pensionit suplementar mujor, që kishte ose i takonte të merrte i njeri/e ndjera dhe është 50% për bashkëshortin ose bashkëshorten e ve dhe 25% për çdo jetim, prind ose pjesëtar tjetër të familjes në ngarkim. Kufiri maksimal i këtij përfitimi nuk duhet të jetë më i lartë se shuma e plotë e pensionit suplementar, që kishte ose i takonte të merrte i ndjeri/e ndjera sipas këtij ligji.
Neni 20
Pensioni suplementar familjar për personat që humbasin jetën për shkak të detyrës
1. Kur punonjësi i policisë humb jetën për shkak të detyrës, pjesëtarët e familjes përfitojnë pension suplementar në masën 100 për qind të pagës mujore të muajit të fundit kalendarik të shërbimit, pavarësisht nga paga mujore të muajit të fundit kalendarik të shërbimit, pavarësisht nga periudha e sigurimit. Përfitimet jepen në vlerën 100 për qind të pagës mujore sa herë që paga sipas së cilës është llogaritur ky përfitim ndryshon.
2. Personat joefektivë të Policisë së Shtetit, të cilët për shkak të kryerjes së detyrave në funksion të Policisë së Shtetit, humbin jetën, vlerësohen si persona të thirrur (aktivë) në shërbimet e Policisë së Shtetit dhe trajtohen si pjesëtarët efektivë të saj, familjarët e tyre përfitojnë pension familjar suplementar në vlerën 100 për qind të pagës bazë të gradës inspektor, pavarësisht nga periudha e sigurimit.
3. Rregullat dhe procedurat e trajtimit të familjarëve të punonjësve që humbin jetën për shkak të detyrës përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
NDRYSHIMET NE LIGJIN E PENSIONEVE TE POLICISE
Ishte
Neni 16
Masa e përfitimit të pensionit suplementar të pleqërisë
Pensioni suplementar i pleqërisë llogaritet me 1 për qind të pagës mesatare referuese mujore për çdo vit shërbimi, por jo më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë, që përfituesi gëzon në çastin e lindjes së të drejtës për pension suplementar.3. Në momentin e daljes në pension pleqërie, punonjësi i policisë përfiton shpërblim në masën e një page mujore të muajit të fundit.
4. Rregullat dhe procedurat e trajtimit me pension suplementar pleqërie përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Bëhet
Neni 17
Pension suplementar pleqërie
1. Punonjësi i Policisë së Shtetit, që përfiton pension pleqërie sipas ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, gëzon të drejtën e një pensioni suplementar pleqërie.
2. Masa e pensionit suplementar pleqërie përfshin pensionin e përllogaritur sipas ligjit për sigurimet shoqërore dhe një shtesë në masën 2% të pagës mujore të muajit në çastin e lindjes të së drejtës për përfitim, për çdo vit shërbimi. Shtesa nuk duhet të jetë më e lartë se pensioni i pleqërisë i përfituar sipas ligjit për sigurimet shoqërore.
Ishte
Neni 18
Masa e përfitimit të pensionit suplementar
të invaliditetit
1. Pensioni suplementar i invaliditetit llogaritet 1 për qind për çdo vit shërbimi mbi pagën mesatare referuese mujore, por jo më shumë se 50 për qind të pensionit të invaliditetit, që përfitohet sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë” ose ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2. Kur personat e sipërpërmendur bëhen invalidë në krye të detyrës apo për shkak të saj, masa e pensionit suplementar të invaliditetit është 20 për qind e pagës referuese.
Bëhet
Neni 18
Pension suplementar invaliditeti
Punonjësi aktiv i Policisë së Shtetit që deklarohet invalid dhe përfiton pension invaliditeti, sipas ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, gëzon të drejtën e pensionit suplementar invaliditeti, të llogaritur në masën 2 për qind për çdo vit shërbimi mbi pagën mujore, por jo më shumë se 100 për qind të pensionit të invaliditetit, që përfitohet sipas ligjit nr.4171, datë 13.09.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, ose ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Kur invaliditeti është shkaktuar apo për shkak të detyrës masa e pensionit suplementar është deri në kompensim njëqind për qind të pagës mujore, pavarësisht nga vjetërsia në shërbim.
Ishte
Neni 20
Masa e përfitimit të pensionit suplementar familjar
– Pensioni suplementar familjar llogaritet në bazë të pensionit suplementar mujor, që kishte ose i takonte të merrte i ndjeri/e ndjera dhe është 50 për qind për bashkëshortin/bashkëshorten e ve dhe 25 për qind për çdo jetim, prind ose pjesëtar tjetër të familjes në ngarkim.
– Kufiri maksimal i këtij përfitimi nuk duhet të jetë më i lartë se shuma e plotë e pensionit suplementar, që kishte ose i takonte të merrte i ndjeri/e ndjera, sipas këtij ligji.
Bëhet
Neni 19
Pension suplementar familjar
– Pjesëtarët e familjes në ngarkim të personave të përcaktuar në nenin 2 të këtij ligji, kur përfitojnë pension familjar, sipas ligjit nr.4171, datë 13.09.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, ose ligjit nr.7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar përfitojnë edhe pension suplementar familjar.
– Pensioni suplementar familjar llogaritet në bazë të pensionit suplementar mujor, që kishte ose i takonte të merrte i njeri/e ndjera dhe është 50% për bashkëshortin ose bashkëshorten e ve dhe 25% për çdo jetim, prind ose pjesëtar tjetër të familjes në ngarkim. Kufiri maksimal i këtij përfitimi nuk duhet të jetë më i lartë se shuma e plotë e pensionit suplementar, që kishte ose i takonte të merrte i ndjeri/e ndjera sipas këtij ligji.
Ishte
Neni 21
Pensioni suplementar familjar për personat që humbasin jetën në detyrë apo për shkak të saj
– Pjesëtarët e familjes në ngarkim të ushtarakut të shërbimit aktiv të përhershëm në Forcat e Armatosura, të punonjësit të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të SHISH-it, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, që humbasin jetën në detyrë apo për shkak të saj, përveçse përfitojnë pension familjar, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përfitojnë edhe pension suplementar familjar sa diferenca ndërmjet pagës referuese të të ndjerit/së ndjerës, në çastin e humbjes së jetës dhe pensionit familjar që përfitonte, sipas dispozitave të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Bëhet
Neni 20
Pensioni suplementar familjar për personat që humbasin jetën për shkak të detyrës
1. Kur punonjësi i policisë humb jetën për shkak të detyrës, pjesëtarët e familjes përfitojnë pension suplementar në masën 100 për qind të pagës mujore të muajit të fundit kalendarik të shërbimit, pavarësisht nga paga mujore të muajit të fundit kalendarik të shërbimit, pavarësisht nga periudha e sigurimit. Përfitimet jepen në vlerën 100 për qind të pagës mujore sa herë që paga sipas së cilës është llogaritur ky përfitim ndryshon.
2. Personat joefektivë të Policisë së Shtetit, të cilët për shkak të kryerjes së detyrave në funksion të Policisë së Shtetit humbin jetën, vlerësohen si persona të thirrur (aktivë) në shërbimet e Policisë së Shtetit dhe trajtohen si pjesëtarët efektivë të saj, familjarët e tyre përfitojnë pension familjar suplementar në vlerën 100 për qind të pagës bazë të gradës inspektor, pavarësisht nga periudha e sigurimit.
3. Rregullat dhe procedurat e trajtimit të familjarëve të punonjësve që humbin jetën për shkak të detyrës përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
