Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, i ka bërë thirrje vëllait të tij, Jeb, që të kandidojë për president më 2016.

“Jeb e di se unë dua që ai të kandidojë. Nëse duhet, e përsëris: Jeb kandido”, ka thënë Bush. Ai i ka bërë këto komente në një intervistë për televizionin CNN. Jeb Bush është ish-guvernator i shtetit të Floridës dhe një nga disa republikanët që pritet të kërkojnë nominimin e partisë. Ai ka thënë se do të marrë vendimin në fund të vitit. George W. Bush ka qenë president nga vitit 2001 deri më 2009. George H. W. Bush, babai i Jeb dhe George W. Bush, ka qenë në Shtëpinë e Bardhë nga viti 1989 deri më 1993.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb