TIRANE
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas vizitës së tij në Bruksel teksa shprehet se Presidenti i PPE (Partive Popullore Europiane) Joseph Daul ka deklaruar se nuk mund të bëhet kompromise me demokracinë dhe shtetin ligjor.
Kreu i PD thotë se PD po lufton për për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe se PD ka mbështetjen e PPP.
“Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE, familjes sonë politike”- ka shkruar Basha.
Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se "ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias." PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE, familjes sonë politike. pic.twitter.com/qFSFhQPwMr
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) March 21, 2019
Kujtojmë se sot opozita protestoi para parlamentit kundër qeverisë, protestë e cila zgjati rreth 5 orë.
(BalkanWeb)