​BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka konfirmuar sot se takimi i radhës midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të mbahet më 25 gusht në Bruksel.

“Në takim, dy palët do të synojnë të finalizojnë zbatimin e marrëveshjeve për energjinë, për telekomin, për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave serbe, si dhe atë për lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim, raporton rel.

Për të gjitha këto çështje është diskutuar edhe në takimin e fundit midis palëve, që është mbajtur në muajin qershor, por nuk është raportuar për ndonjë marrëveshje, pos përparim drejt saj.

(m.k/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb