Imazhi i Edi Rejas në Shkodër duke ndjekur live sfidën Shqipëri-Turqi trazoi jo pak ambientin sportiv, madje joshi edhe Armand Dukën, fundja pas ndeshjes e vetmja gjë që i shkonte ndërmend ishte e ardhmja e stolit kuqezi, pasi nuk kishte më asnjë dilemë, aventura e C.Panuccit përfundonte aty. Eksperienca dhe emri i madh i Edi Rejas bëri që Duka dhe jo vetëm të studionin terrenin për të kuptuar nëse ekzistonte ndonjë mundësi që Reja të merrte stolin e Kombëtares.

Edoardo Reja 2014
Edoardo Reja 2014

Zërat u përforcuan shumë pas shkarkimit zyrtar të Panuccit, por gjithçka duket se ka mbetur në rrafshin e sondazhit. BalkanWeb mëson se Edi Reja ka qenë i shoqëruar në “Loro Boriçi” me Ëngjëll Agaçi, një mik i Edi Rejas, pasi sëbashku njihen prej kohësh që në Romë.

Kjo lidhje ndërmjet tyre bëri lëmsh dhe mediat italiane teksa shkruanin se në negociata ishte përfshirë edhe vetë kryeministri Edi Rama, fundja Agaçi është Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave në qeverinë Rama. Vizita e Edi Rejas në Shkodër ka pasur një qëllim specifik, nën vëzhgimin e tij kanë qenë tre legjionarë, Ismajli, Uzuni dhe Veseli, për momentin kjo është e vetmja gjë e sigurt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: