Kreu i PD Sali Berisha u pyet gjatë konferencës së sotme për mediat në lidhje me ftesën dërguar Shqipërisë për të marrë pjesë në Bordin e Paqes.

I pyetur si do të votojë opozita në lidhje më këtë çështje në parlament, Berisha u shpreh se nuk ka dijeni mbi detajet e rastit.

Megjithatë, ai u shpreh se parimisht opozita mbështet plotësisht dhe vlerëson përpjekjen për paqe në Gaza të presidentit amerikan Donald Trump.

“Nuk kam asnjë dijeni për këtë. Unë po informohem nga ju. Parimisht opozita mbështet plotësisht përpjekjen dhe vlerësojmë përpjekjen për paqe në Gaza të presidentit Trump. Nuk di cilat janë asgjë tjetër më shumë se kaq. Të dhënat janë të ndryshme megjithatë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb