Kryetari i PD, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama mund të udhëtojë drejt SHBA-ve në 19 shkurt, për takimin e “Bordit të Paqes”, nismë kjo e ndërmarrë nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se Rama do shkojë si hajdut dhe i tillë do kthehet prej andej.

Gjithashtu, Berisha theksoi se Edi Rama nuk po mbron Belinda Ballukun, duke refuzuar heqjen e imunitetit, por veten e tij.

Muharrem Kurti: Doktor, përshëndetje, deri kur Rama do të mbrojë Lubinë? E para. Dhe e dyta, Ramziu, a e kalon oqeanin më 19 shkurt?

Sali Berisha: E vërteta është që ky nuk mbron Lubinë, ky mbron veten e tij. Se për Lubinë ky, në mesnatë, vaj të nxehtë apo plumb të shkrirë, do ia kishte hedhur në vesh. Siç thotë populli, se unë natyrisht jam kundër tyre, por këta nuk kanë mëshirë. Pra do e kishte eliminuar, e kam fjalën këtu.

Mos kujtoni, se i përhap lajmet, por nuk po hyj tani në gosipin popullor se çfarë thotë, pra ai nuk po mbron Lubinë, por po mbron veten e tij, sepse në çdo firmë të Lubisë është firma e Edi Ramës dhe e di fare mirë që ai e ndjek mbrapa, se edhe ajo i ka thënë të marr.

Prandaj po bën ligjin tani që kryeministri nuk mund të pezullohet. Kjo tregon se ku e ka lepurin ai.

Kështu që Edi Rama, do përpiqet të kalojë ligjin në parlament dhe do ta lëshojë Lubinë.

Tani, lidhur me udhëtimet e tij. Tani të them unë, e thashë edhe kur shkoi në Bruksel, Edi Rama kudo që të hyjë, kudo që të dalë, hyn dhe del si kryetari i një organizate kriminale.

Duhet të kuptojmë që në nismën e Bordit të Paqes është e ftuar Shqipëria, dhe Shqipëria për fatin e saj më të keq, ka në krye një njeri si ky.

A mund të shkojë Haram Begaj? Nuk e lë ky Haram Begajn të shkojë, ndaj edhe mund të shkojë në atë takim, por shkon hajdut dhe kthehet hajdut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb