Sërish replika mes gazetarëve dhe kryeministrit Edi Rama për çështjen Balluku. Teksa ai priste në Pallatin e Brigadave Marta Kos, kryeministri ka replikuar me një gazetare pasi ajo e pyeti nëse do ta shkarkonte Ballukun.
Gazetarja: A keni një koment për vendimin e GJKKO për Belinda Ballukun?
Rama: Kur ishim të vegjël, në kohën e komunizmit në lagje ishte një engjëll me pizhama që dilte në kat të katërt dhe bërtiste” hapni vendin se do hidhem”
Gazetarja: Ky engjëlli e kishte gjysmën e qeverisë në ndjekje penale?
Rama: Kur të kemi konferencën e shtypit mund të bëni pyetje! Kaq të vështirë e keni të respektoni kohën. Këtu jemi për të parë dhe ndjekur ardhjen e miqve sot, në një ditë kaq të rëndësishme për këtë vend. Më pas mund t’i bëni të gjitha pyetjet. Kjo ‘hapni vendin, se do të hidhem’, nuk shkon.
Kujtojmë se dje GJKKO dha dy masa ndaj Ballukut, pezullim dhe bllokim të pasaportës, duke e ndaluar atë që të dalë jashtë vendit. Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.
