Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, i pyetur në “Log” për deklaratat e kreut të opozitës Sali Berisha se do të ketë spastrime të rrjetit “Soros” në Tiranë, u shpreh se lufta e importuar nga SHBA, është artificiale.

Milo tha se fondacioni “Shoqëria e Hapur” në Tiranë ka vepruar në mënyrë legale,

“Fondacioni Soros respekton ligjet, ai ka një profil dhe për rrjedhojë nuk ka pse t’i nënshtrohet kritikave dhe të reflektojë një luftë politike amerikane, është artificiale”, u shpreh ish-ministri Paskal Milo.

Ndërsa ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA Roland Bimo shtoi se megjithëse Trump ka kërkuar burgosjen e Xhorxh Sorosit dhe të birit si financues të aktiviteteve kriminale, FBI s’ka gjetur asnjë evidencë për ta.

“Derisa nuk ka evidenca në SHBA, s’do të ketë dhe në Shqipëri”, tha ish-ambasadori Bimo.

 Paskal Milo: Nuk e besoj se do të ketë një pastrim të rrjetit Soros në Shqipëri, fondacioni “Shoqëria e Hapur” ka vepruar në mënyrë legale, respekton ligjet ka një profil dhe për rrjedhojë nuk ka pse t’i nënshtrohet kritikave dhe të reflektojë një luftë politike amerikane, është artificiale.

Shqipëria ka një mijë e një probleme që duhet t’i zgjidhë këtu dhe jo ti transportojë problemet dhe konfliktet nga një vend tjetër në Shqipëria. Berisha ka mungesë kauzash dhe përpiqet të shfrytëzojë kauzat e vendeve të tjera.

Roland Bimo: nuk ka asnjë evidencë për Soros dhe të birin. Trump ka kërkuar që ata të futen në burg si persona që financojnë aktivitete kriminale. Derisa ska në SHBA, sdo të ketë dhe në Shqipëri.

Përballë Berishës kemi Ramën që është mjeshtër i marrëdhënieve me publikun.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb