Gazetarja, Klodiana Lala, në një intervistë në News 24 në emisionin Kjo Javë, tha se ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj zotëron shumë informacione, ku sipas saj, mund të përmbysë qeverinë.

Sipas saj, Veliaj nuk ka për të folur kurrë për arsye se nuk ndodhet në situatë të favorshme.

Lala: Erion Veliaj nuk ka për të folur kurrë. Sepse Veliaj ishte njeriu i dytë më i pushtetshëm në Shqipëri. Ai mund tqë shkatërrojë qeverinë, sepse ka shumë informacion për shkak të pushtetit të gjatë dhe se ka drejtuar Bashkinë më të madhe në vend.

Por Veliaj nuk është në kushtet që mund të flasë. Ai duhet të kishte folur përballë prokurorëve të SPAK. Të cilët i konsideronte kolegë kur ishte jashtë, kur mund të bënte një marrëveshje ndoshta të merrte statusin si i penduhar. Por tashmë është në pozita të tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb