Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Uashingtoni ka propozuar organizimin e një takimi midis Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë, i cili mund të mbahet në Miami.
“Siç e kuptoj unë, ata propozuan këtë format: Ukraina, Amerika, Rusia,” tha Zelensky.

Ai shtoi se përfaqësues evropianë mund të jenë të pranishëm dhe se do të ishte “logjike të mbahej një takim i përbashkët”, pasi të jenë të qarta rezultatet e mundshme të takimeve që tashmë janë zhvilluar.

Deklarata e Zelenskyt vjen në një moment kur po shtohen përpjekjet diplomatike për gjetjen e rrugëve drejt uljes së tensioneve dhe diskutimit të hapave të mëtejshëm lidhur me luftën në Ukrainë. Ende nuk ka detaje zyrtare mbi datën apo nivelin e përfaqësimit të një takimi të tillë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb