TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal mbrëmjen e sotme edhe tek ndarja e re territoriale, ndërsa u pyet lidhur me faktin nëse opozita do futet në zgjedhjet lokale të 2019-ës.

I ftuar në ‘Studio e hapur’ në “News24” Basha kritikoi ndarjen e re territoriale në 62 bashki, ndërsa theksoi se këto janë çifliqet e qeverisë. Ai pohoi mes të tjerash se nuk është bërë pishman që nuk e votoi këtë pr/ligj.

“Sot për këtë çështje kemi çuar problem në grupin parlamentar. Në këto çifliqe ka më shumë të punësuar dhe japin më pak shërbime. Më përpara edhe kryetari më i keq i komunës hapte telefonin. Sot kemi një izolim total të administratorëve, pasi s’kanë asnjë motiv. Cili është thelbi i problem it? Jo vetëm që kanë dashur që të kapin pushtetin lokal, por duan ta gjunjëzojnë. Opozita po konsulton një projekt sa i takon ndarjes territoriale dhe do studiojë këtë projekt. Nuk jemi të keq ardhur që s’morëm pjesë në reformën administrative territoriale. Kjo ishte një betejë që zgjati më pak se një vit, ndërkohë që ne po vijonim betejën kundër krimit. Nuk arritën me PD, por përdorën PDIU. PD kishte dy rrugë, ose ta bekonte këtë hartë, ose duke mbajtur një qëndrim të prerë se kjo është kundër qytetarëve”, tha Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: