Luçiano Boçi në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, foli për protestën që do të mbahet më 24 janar në orën 17:00.
Ai theksoi se Grupi Parlamentar i PD ka shprehur gatishmërinë që të ndërmarrë akte rëndësishme dhe ka vijuar betejën në Parlament.
Gjatë intervistës, Boçi ka sjellë në vëmendje edhe protestën e dhunshme të 21 janarit 2011, ku pati edhe viktima, duke thënë se shpesh faji i është hedhur atij që nuk ka qenë organizuesi I protestës. Po ashtu Boçi shtoi se duhet të kuptohet se është organizuesi ai që e mbart përgjegjësinë se si e orienton masën.
“Grupi parlamentar i PD ka shprehur gatishmërinë e tij si rrallëherë që të ndërmarrë akte të papara në Parlament sikurse ka vijuar betejat e veta brenda asaj hapësire që të lejon Parlamenti. Por këtu kemi edhe diskutimin që bëhet për 21 Janarin, por menaxhimin e një proteste e ka në dorë forca politike. Pra detaji vjen nga ai që e organizon, dhe unë e lidh që është organizuesi ai që mbart përgjegjësinë se si orienton masën. Pra kur gjykojmë një ngjarjes që ka ndodhur dhe ka pasur dhunë ekstreme duket sikur pesha e fajit i bie atij që ka qenë jo pjesë e protestës, ndërsa tani ngaqë nuk bëhen këto, pastaj i bie që vetë organizimi politik nuk e stimulon. Pra për të parë se kush janë fajtorët e 21 janarit e bëra këtë ballafaqim, përgjegjësia politike është ajo që e bën, pra qytetarët nga e kërkojnë pse nuk e bëjnë më të fortë, dhe ne themi se ka ritmet e veta. Por jo duke e lënë qytetarin veçmas sepse është drejtimi politik ai që duhet të jetë në skalionin e parë, në çdo aksion”, tha ai.
Boçi u shpreh se gatishmëria nga ana e qytetarëve është shprehur dhe se ata kërkojnë zgjidhje të shpejtë dhe politike, pasi sipas tij e dinë që pushteti përdor të gjitha mekanizmat për të ruajtur pozicionin e vet.
Më tej nënvizoi se kërkesa më e shumë ka qenë ‘ngujimi në bulevard’, duke shtuar se synimi i opozitës është që të mos ketë as arrestime të qytetarëve në protesta.
“Protesta ka gamën e vet në mënyrën se si shfaqet. Protesta ka rëndësi që të dërgojë mesazhet e tyre. Dhe unë them që qëllimi është arritur dhe se protesta nuk do të ndalen. Kjo është e rëndësishme në këtë moment. Një tjetër element me rëndësi është edhe mënyra se si i qaset protestës faktori ndërkombëtar, mënyra se si shprehur, shumë pranueshëm sepse nuk besoj se ju keni parë paralajmërime për qytetarët e tyre. Pasi herë të tjera i keni parë edhe qëndrimet në raport edhe me post protestë…Element me rëndësi është edhe ai i drejtësisë, në këtë rast drejtësia jo në autoritetin e saj, për të lozur një rol politik, por SPAK si një element që ka vërtetuar në vazhdimësi të gjitha akuzat, faktet dhe provat që ka dëshmuar PD për shkallën e madhe të korrupsionit dhe përfshirjen e vetë kreut të qeverisë”, tha Boçi.
