A do të pushojë SPAK gjatë muajit gusht? Poli Hoxha: Po presin një letër-porosi për një politikan të rëndësishëm nga një bankë
Pyetjes se a do të pushojnë prokurorët e SPAK gjatë muajit gusht, gazetari Poli Hoxha, i ftuar në “Log” tha se ata po presin një letër-porosi për një politikan të rëndësishëm nga një bankë. Nëse kjo vjen, tha ai, ndërpriten pushimet pra cdo gjë varet nga zhvillimet.
Edhe gazetarja Klodiana Lala tha se prokuroria dhe gjykata kanë një grafik të caktuar dhe porkurorë të caktuar kanë cështje të caktuara. Por nëse ka ndonjë zhvillim, ndërpriten pushimet dhe vijon puna.
(BalkanWeb)
