Gazetarja Klodiana Lala komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e presidentit për zgjedhjet e 9 Nëntorit në Tiranë.
E ftuar në rubrikën e drekës në News24 me Ola Bruko, Lala tha se vendimi që rrëzoi firmën e kreut të shtetit ishte i drejtë.
Megjithatë, ajo tha se socialistët mund të gjejnë artificën me votat e tyre në Kuvend dhe duke patur përballë një opozitë që nuk i ndalon dot – të zhvillojnë zgjedhjet, edhe në kryeqytet, bashkë me 5 bashkitë e tjera të cilat nuk preken nga dekreti.
la zbuloi gjithashtu se Kushtetuesja u mblodh përgjatë 2 ditëve për të vendosur pezullimin e dekretit, seanca të cilat sipas saj janë zhvilluar edhe me debate.
Klodiana Lala: Gjykata Kushtetuese Pezulloi dekretin për zgjedhjet. Është vendim i drejtë dhe pritshëm, pasi do të minonte kushtetutën. Kushtetuesja është mbledhur edhe dje, ka patur diskutime pro dhe kundër, ka patur debate të ashpra. Dje nuk ka patur vendimmarrje. Dhe sot janë mbledhur sërish dhe vendimi është marrë unanimisht për pezullimin e dekretit të Begajt.
Në 31 tetor shqyrton kërkesën e Veliajt që kërkon shfuqizimin si antikushtetues si kryetar i bashkisë.
A do ta zbatojë Rama vendimin e GJK?
Klodiana Lala: Procedurat për zgjedhjet duhen të pezullohen pas këtij vendimi të GJK. Por praktikat kanë treguar se mazhoranca socialiste nuk i ka zbatuar vendimet në të kalurën. Frika ime është se ndoshta me forcën e kartonëve që kanë në Kuvend dhe duke patur një opozitë që nuk i ndalon dot, mund t’i zhvillojë zgjedhjet. Dekreti i Begajt ishte në kundërshtim me ligjin. Që në momentin që janë dekretuar e kam thënë që minon themelin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
