TIRANE- Politika edhe për këtë sesion të ri parlamentar ka nisur e ndarë në kampe me angazhimet e saj, ku maxhoranca ka shkuar në Kuvend, ndërsa opozita e ka bojkotuar atë. Ndaj, kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk i ka shpëtuar interesit të gazetarëve për faktin nëse opozita do të vijojë sërish me bojkotin e Kuvendit.
Ai tha se opozita nuk do që ta bojkotojë Kuvendin, por ta pastrojë at nga krimi.
“Ne po bëjmë ligje. Opozita, 5 ditë nga nisja e sesionin ka cuar ligje në parlament. Kemi propozuar vetingun e politikanë të lidhur me krimin. Nuk duam ta bojkotojmë kuvendin duam ta pastrojmë menjëherë”, tha Basha.