Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka deklaruar se SPAK mbështetet vetëm nga një forcë politike Partia Socialiste.
I pyetur nëse e njëjta mbështetje do të vijojë edhe me kërkesën për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku çka i hap rrugë arrestimit të saj, Balla u shpreh se do të ndiqen procedurat ashtu siç parashikohen nga ligji.
Balla: Kuvendi i Shqipërisë, me gjithë klithmat e ulërimat e Bardhit, nesër nis procedurën, ashtu siç parashikohet. Duhet të ndjekim procedurën ashtu siç parashikohet.
