Lajmi për arrestimin e Presidentit Venezuelan Nicolas Maduro , pas sulmeve amerikane në Karakas, shënon një pikë kthese historike në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Amerikës Latine.

BBC në analizën e sajn bën një pasqyrë të zhvillimeve të fundit, duke shtruar edhe pyetjen se çfarë pritet të ndodhë në Venezuelë të nesërmen?

Media britanike shkuan se Shtetet e Bashkuara nuk kishin ndërhyrë thuajse drejtpërdrejt në rajon që nga viti 1989, kur pushtuan Panamanë për të rrëzuar udhëheqësin e atëhershëm ushtarak, Manuel Noriega.

Largimi i Maduros nga Venezuela, siç pretendon Trump, do të perceptohet si një fitore e madhe për zyrtarët më “të ashpër” të qeverisë amerikane, disa prej të cilëve kanë mbështetur hapur nevojën për ndryshim regjimi.

Kujtojmë se SHBA-të e akuzojnë Maduron se është kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës, një akuzë që ai e mohon kategorikisht.

Uashingtoni nuk e njeh atë si president legjitim të Venezuelës , duke pasur parasysh se zgjedhjet e vitit 2024 nuk ishin as të lira dhe as të drejta.
Nga ana e tij, Karakasi ka akuzuar prej kohësh SHBA-në se kërkon të sekuestrojë rezervat fitimprurëse të naftës së vendit , të cilat konsiderohen më të mëdhatë në botë.

Çfarë pritet tashmë në Venezuelë

Ajo që mbetet vërtet e paqartë është se çfarë do të ndodhë brenda Venezuelës nëse Maduro bie nga pushteti.

Mbështetësit e ndërhyrjes së SHBA-së pretendojnë se ky zhvillim do t’i hapë rrugën opozitës venezueliane për të marrë pushtetin, të udhëhequr nga laureatja e Çmimit Nobel për Paqen, María Corina Machado, apo kandidati i opozitës në vitin 2024, Edmundo González.
Megjithatë, shumë analistë besojnë se situata nuk do të jetë aq e thjeshtë pasi ushtria hyn në lojë, si dhe ekziston rreziku i destabilizimit.
Ushtria dhe paraushtarakët në Venezuelë mbeten besnikë ndaj Maduros, dhe madje disa nga kritikët e Maduros kanë frikë se ndërhyrja e drejtpërdrejtë e SHBA-së mund të çojë në destabilizim të mëtejshëm të vendit.

Është e sigurt se pas lajmit për arrestimin e Maduros, shumë nga aleatët e tij të ngushtë tani do të jenë seriozisht të shqetësuar për të ardhmen e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb