Kryeministri Edi Rama deklaroi se kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut do të trajtohet me përgjegjësi të plotë nga Kuvendi, ndërsa kujtoi se qeveria e tij ka forcën e kartonit si shumicë.

Në një mbledhje grupi me PS-në, kryesocialisti Rama tha se çështja e ndryshimeve ligjore që u prodhua pas debatit me GJK-në dhe SPAK, nuk ka lidhje me kërkesën për heqjen e imunitetit.

Ai shtoi se fillimisht Kuvendi do të shprehet për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut dhe më pas do të votohen ndryshimet ligjore, lidhur me pezullimin e ministrave.

“Thirrja jonë e brendshme për gjak, për të parë tjetrin me këmbët lartë kokën poshtë, vjen nga e kaluara për të ardhmen tonë. Ne do ta mbajmë parasysh këtë. Duke e mbyllur dua të them se nisma thjesht dhe vetëm adreson një…ok…boshllëk e quajnë jurisitët, por nuk duhet të shfaqet më që me fuqinë e prokurorit dhe verbërinë e gjykatësit që i shkon nga pas të marrë peng një gjykatë. Kjo është pak dhe thjesht. Rasti konkret është në proces në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të trajtohet me përgjegjësinë që kemi si shumicë qeverisëse. Kush i lidh këto të dyja, edhe në aspektin kohor, nëse unë nuk gaboj, Parlamenti do të shprehet për imunitetin dhe më pas me votë për ndryshimet ligjore. Sot nuk është dita për të folur, do të flasim në momentin e duhur kur të bëhen procedurat. Këto kisha unë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb