Për analistin Lorenc Vangjeli, arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, pa patur një vendim të formës së prerë, është i padrejtë dhe bolshevik.

I pyetur nga moderatori Endri Xhafo, në emisionin “Log” në News24, analisti Vangjeli tha se po ashtu, i padrejtë ishte dhe arrestimi i kreut të PL, Ilir Meta dhe kryetarit të PD Sali Berisha.

Nga ana tjetër,Vangjeli e quajti sistemin e drejtësisë të çliruar nga tutela e politikës, pasi deri dje ishte klient i saj, ndërsa sot është e lirë.

Lorenc Vangjeli

Sot sistemi ka liri për të vepruar, ajo është çliruar nga tutela e politikës, ka qenë deri dje klient i saj, sot me të mira me të këqija, me defekte apo epërsi, ka krijuar këtë liri

Në ka një lajm të mirë sot është armiqësia e dy njerwzve mw tw pushtetshëm, Berishës dhe Ramës ndaj SPAK.

Lajmi i keq do të ishte nëse do të ishin të lumtur, por fakti që jaë të shqetësuar në mënyra të ndryshme ndaj SPAK, është lajmi më i mirë që kanë marrë shqiptarët në këtë kohë.

Unë mendoj se zoti Veliaj nuk duhet të ishte arrestuar, njësoj sicc  duhej bërë me Ahmetajn, Metën apo me zotin Berisha.

Një sistem që ka individin në qendër, kur dyshimet mbi individin janë në favor të tij dhe jo kundër tij, nuk e ccojnë individin në burg. Provo njëherë akuzën, pastaj të paguajë me burg

Burgu nuk është paradhënie, Veliaj, Meta apo Berisha po të doni, janë palë të barabarta në proces, ccdo fjalë që thotë prokurori është e barazvlerëshme me atë që thotë individi përballë tij.

Në momentin që ti e kalb brenda, e fut në qeli, i ke hequr të drejtën të përballet i barabartë në proces.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb