Analistë të njohur dhe ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu ishin të pranishëm sot në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”.

Ata u pyetën nëse do të shkarkohet kreu i shtetit Meta nga detyra, ndërsa secili kishte përgjigjet e tij.

Përparim Spahiu: Vendi është në krizë të thellë. Nuk e mendoj fare shkarkimin e presidentit.

Zaloshnja: Ramës i intereson politikisht që të përplaset PD me LSI. Rama do të përdor gjitha mundësitë për të zgjedhur një figurë. Di që Venecia nuk do japë një opinion të qartë se e ka shkelur ose jo Kushtetutën. Rama do të bëjë diversion mes PD dhe LSI e unë them do ia dalë, sepse njerëzit që janë emëruar në drejtësi nuk janë më njerëz të Berishës.

Arjon Sulo: Për mua janë dy versione. Unë mendoj se Meta ka një plan më të qartë se aktorët e tjerë politikë. Presidenti e ka të qartë thelbin, duke thënë se është sovranist, ka pasur përplasje me ndërkombëtarët. Kjo është lëviozje e fortë politike. Kjo është një krizë e cila nuk dihet si do mbarojë, sepse refroma në drejtësi nuk ka dhënë ende efekte.

Përparim Spahiu: Si do ta shkarkojnë, do ta shkarkojë Ulsiu me shokët e tij? Është Gjykata Kushtetuese, e cila nuk besoj se do marrë vendim absurd. Tani do shkojë prapë Kushtetuesja me urdhër të Ramës, vetëm nëse ndodh kjo. E ke president deri më 2022. Unë kam qenë vetë në Dibër dhe shkonin sepse donin një vend pune, shkonin me kokë ulur. Këto zgjedhje ishin vërtetim se populli nuk e do Ramën.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb