Çdo ditë miliona njerëz i drejtojnë Google-it pyetjet më të vështira të jetës. Një nga këto pyetje është nëse duhet të kryejnë studimet doktorale.
Në fakt ka shumë arsye e motive për të kryer studimet e doktoratures. Thellimi i njohurive tuaja mbi një fushë që e adhuroni është një arsye e shkëlqyer. Tre vite të jetës të shpenzuara në studime apo fakti që universiteti yt do të paguajë që ti të studiosh është një tjetër arsye e mirë. Por ta gjykosh se do të sigurojë një punë akademike të rehatshme nuk duhet të jetë arsye e mirë.
Doktoratura është mbivlerësuar në kulturën popullore. Nëse je rritur duke pare serialin amerikan “Friends”, do u kujtohet personazhi Ross Geller që feston “sigurinë përjetë në vendin e punës” në universitetin e New York-ut.
“Siguria përjetë” në universitetet e Shteteve të Bashkuara do të thotë që është e pamundur të pushohesh nga puna. Universiteti i beson inteligjencës tënde brilante dhe të jep plotësisht liri akademike për të bërë kërkime në fushën që dëshiron.
Në fund të fundit duket si një ëndërr. Fatkeqësisht, është ashtu siç duket. Nëse Ross do të ishte një person i vërtete dhe jo një personazh fiktiv, ai nuk do të festonte sigurinë në punë në moshën 30 vjeçare, vetëm nëse do të ishte një gjeni. Me siguri do të ishte duke kryer postdoktoraturën e parë apo të dytë, me shumë gjasa të papaguar dhe një vend punë të pasigurt. Ai gjithashtu do ishte tmerrësisht i zënë duke mbushur fletë të tëra aplikime për grante dhe as do kishte kohë të pinte kafe në lokal me miqtë.
Doktoratura duhet të përmirësojë shoqërinë, jo të fiksohet vetëm tek zhenitë akademikë. Problemi me ëndrrën akademike është se qelqi është krisur. Punësimi i shumë studentëve doktorale është një çështje e madhe për universitetet, ata janë burim i punës akademike pa shpenzime për kërkimet. Por është një çështje e rëndësishme edhe për studentët vetë. Numri i madh i doktorantëve të krijon iluzionin sikur ka shumë punë akademike vërdallë. Në realitet nuk është kështu, konkurenca për ato pak vende pune është e madhe. Gjetjet e “Royal Society” tregojnë se karriera akademike është një nga profesionet më të këqija për stresin. Afërsisht 1 në 10 akademikë kanë raportuar se kanë përjetuar probleme me shëndetit mendor.
Pra përse shumë njerëz inteligjentë që mund të shkëlqejnë në profesione të tjera e bëjnë këtë gjë? Të qenit akademik është një nga punët më të mira në botë. Ti mund të thellosh njohuritë në një fushë që ke pasion, të punosh me ekipe ndërkombëtare që janë mendjet më të ndritura të globit dhe të kesh impakt në shoqëri, jo vetëm duke dhënë mësim.
“Zgjidh një fushë që vërtetë e dashuron, tre ose katër vite të jetës është një kohë vërtetë e gjatë”. Por a vlen kjo vlen për shumicën e studentëve doktorant që kurrë nuk do të bëhen akademikë?. Në disa vende si në si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, doktoraturat po shikohen jo si diçka që kërkohet për një punë akademike, por si një kualifikim i një niveli të lartë që të drejton drejt një karriere brilante. Në disa industri në Britaninë e Madhe si ne shkencë dhe farmaceutikë, kërkesa për doktorantë është duke u rritur ndjeshëm. Por tashmë një kualifikim i PhD nuk është thelbësor për shumicën e profesioneve. Në vitin 2010 tre vite e gjysme pas diplomimit, 72% e doktorantëve po fitonin më tepër se £30,000.
Nëse do të bësh një doktoraturë zgjidh me zgjuarsi, statistikat e lënies përgjysmë janë të larta.
Karin Bodeëits, një doktore shkencash po shkruan një libër rreth eksperiencës së saj “Në fund ishte e mbushur me diluzione, një doktorante e mposhtur, pa asnjë plan për të ardhmen, për të cilën diploma e marrë në një universitet prestigjoz nuk vlen më shumë se një çertifikatë”. Sigurohu që e zgjedhësh udhëheqësin e temës për arsyet e duhura. Gjeni dikë që tu kushtojë kohë. Zgjidh një fushë që vërtetë e do. Tre ose katër vjet të jetës tënde është një kohë e gjatë. Do u ndihmojë në karrierën tënde pasi kërkuesit më të mirë janë ata që motivohen nga fusha që kanë interes. E nëse nuk iu çon në një profesion të shkëlqyer, do e dish se bëre diçka të vlefshme. Nëse ende nuk e ke ndarë mendjen, kujto çfarë ka thënë Albert Einstein “ Nëse do ta dinim se çfarë po bënim, nuk do ta quanim kërkim, apo jo”.
Burimi: Theguardian.com
