Ish-deputeti i PD Ervin Salianji tha se kushdo që do ta mbajë Partinë Demokratike në gjendje jo të përmirësuar, në mënyrë indirekte i shërben Edi Ramës.

Salianji tha se është shumë e rëndësishme që PD të bëjë një analizë të thellë. Gjithashtu ngriti edhe një shqetësimin

“Të takosh demokratët është privilegj. Dini ju që mua më ka falur njeri gjë? Unë vij nga beteja. Për interesin tim personal unë do rrija rehat. Unë dua të jemi jo vetëm konkurrues, por edhe fitues përballë Edi Ramës. Jemi partia që ka qeverisur këtë vend. Ka sjellë ndryshimin…Nuk më takon të jem komformist. Po u shfokusua fokusi nga problemet dhe shkojmë të emrat ikën rëndësia. Analizë PD, nuk ka bërë kurrë dhe ka bërë gabim të madh. Ne duhet të bëjmë jo vetëm analizë, por ka edhe përgjegjësi…Berisha tha që do ndahen funksionet , por duhet t’i diskutojmë të gjitha këto njëherë. A duhet të bashkohemi me forca të tjera?

Më tej shtoi se në takimet që ka zhvilluar ka pasur një mbështetje masive. I pyetur nëse duhet të largohet Berisha, Salianji tha se nuk duhet të jetë ky fokusi kryesor, por PD duhet të ripërtërihet.

“Unë jam i surprizuar nga mbështetja masive. Kushdo që do ta mbajë PD në gjendje jo të përmirësuar në mënyrë indirekte i shërben Ramës. Ka edhe shumë njerëz që janë të kujdesshëm në mbështetje…Ky i Durrësit një dallkauk që nuk i duhet as dreqit. Kur komandohet e merr pa të drejtë diçka nuk ka peshën e votës. Në Foltoret që bën doktori, duhet të shohim se çfarë thonë demokratët. Njerëzit mendojnë që PD ka nevojë për ripërtëritje…”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb