Deputeti i PS Damian Gjiknuri dhe gazetari Bledian Koka debatuan në “Log.” nëse duhet apo jo të ndryshojë kodi elektoral, sa i takon koalicioneve.
Sipas Kokës, opozita aktuale duhet të kishte një kërkesë dhe aksion të vetëm, për përfshirjen e koalicioneve.
“Nëse opozita jo vetëm PD por dhe forcat e reja politike, duan sadopak ky vend të ketë demokraci, duhet të kthehet sistemi”, tha Koka.
Ndërsa deputeti socialist Damian Gjiknuri, kodi elektoral nuk i pengon koalicionet, duke përmendur koalicionin e PD me LSI në 2021.
“Koalicioni është deformim i madh, që partia e madhe përfiton nga partitë e vogla. Çfarë e pengoi Bashën, Metën e Kryemadhin të bënin koalicion? Është kuptuar gabim”, tha Gjiknuri.
(BalkanWeb)
