Opinioni publik në vend u trondit pak ditë më parë nga një ngjarje e rëndë, ku një vajzë 25-vjeçare nga Lezha i dha fund jetës duke pirë fostoksinë. Dyshohet se aktin e rëndë e reja e ndërmori pasi kishte pasur një përplasje fizike dhe ishte dhunuar nga ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi, ky i fundit tashmë në arrati.
Në një lidhje telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 të moderatores dhe autores së emisionit, Evis Ahmeti, ish-vjehrra e Xhuana Nikollajt ka thyer heshtjen. Ajo tha se nuk donte të fliste gjatë në respekt të së ndjerës, ish-nuses së saj të djalit, që ndodhej atje ku nuk duhet të ishte.
“Dua të respektoj të ndjerën që është atje ku nuk duhet të ishte!”, tha ish-vjehrra, e cila është akuzuar në media se mund të ketë ushtruar dhunë ndaj Xhuanës gjatë kohës që ishte e martuar me djalin e saj.
