Izraeli informoi SHBA për sulmin që do të kryente në Doha të Katarit, ku në shënjestër ishin drejtues politikë të Hamasit. Por disa media raportojnë se informimi erdhi vetëm pasi sulmi kishte nisur.

Administrata Trump thuhet se u informua nga Izraeli për sulmin ndaj Katarit vetëm pasi kishte filluar operacioni. Një zyrtar amerikan i tha portalit të lajmeve Axios se njoftimi izraelit mbërriti “kur raketat ishin tashmë në fluturim”.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dalë me një deklaratë në lidhje me sulmin izraelit, por si Katari, ashtu edhe vende të tjera, si Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Egjipti, kanë dënuar sulmin, pasi shkel ligjin ndërkombëtar duke ndërhyrë në territorin e një shteti tjetër, pavarësisht se kush është targeti i sulmit, qofshin këta edhe terroristë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb