Zv/presidenti amerika JD Vance në një konferencë për mediat në Shtëpine e Bardhë u pyet në lidhje me telefonatën që po zhvillin presidenti i SHBA Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin.

Vance tha se pret që Trump ta pyesë Putinin nëse e ka seriozisht çështjen e paqes – dhe sugjeron se SHBA-të mund të tërhiqen.

Duke u larguar shkurtimisht nga konferenca për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, JD Vance paralajmëroi se nëse Rusia nuk është “e gatshme të angazhohet”, atëherë “përfundimisht, SHBA-të duhet të thonë se kjo nuk është lufta jonë”.

Ai shtoi se Vladimir Putin “nuk duket se di” si të dalë nga lufta.

“E kuptojmë se ka një ngërç të vogël këtu”, u tha ai gazetarëve ndërsa përgatitej të largohej nga Italia pas takimit të tij me Papa Leon.

“Dhe mendoj se presidenti do t’i thotë Presidentit Putin: ‘Dëgjo, a je serioz? A je i sinqertë me këtë?'”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb